Infektuar: 10795
Shëruar: 6411
Vdekur: 365
Gjermanët protestojnë kundër masave kufizuese të pandemisë

Gjermanët protestojnë kundër masave kufizuese të pandemisë

Bota August 01, 2020 - 15:43

Mijëra protestues kundër masave kufizuese të pandemisë u mblodhën të shtunën në Berlin, ku e shpallën fundin e koronavirusit.

Kjo protestë erdhi pikërisht në kohën kur autoriteteve u janë shtuar shqetësimet për rritjen e numrit të rasteve të reja, shkruan “AP”, transmeton Gazeta Express.

Një grup njerëzish që fishkëllenin dhe brohorisnin, pak prej tyre me maska, marshuan nëpër qendrën e Berlinit nga Porta e Brandenburgut për të vazhduar drejt Parkut “Tiergarten”.

Protestuesit u panë duke mbajtur në duar pankarta ku shkruhej “Korona, alarm i rremë”, “Mbrojtje natyrale në vend të vaksinimit” dhe “Jepini fund panikut korona – kthejini të drejtat themelore”.

Ata gjithashtu u dëgjuan duke brohoritur “Jemi këtu dhe jemi të zëshëm, sepse po na rrëmbehet liria”.

Ndryshe, Gjermania gjatë 24 orëve të kaluara i ka shënuar 955 raste të reja të koronavirusit dhe shtatë viktima. Këto shifra janë dukshëm më të larta në krahasim me disa javë më parë, kur numri mesatar i rasteve ditore ishte rreth 500.