Infektuar: 10795
Shëruar: 6411
Vdekur: 365
Rritet bilanci i viktimave nga COVID-19 në Brazil, Indi dhe Meksikë

Rritet bilanci i viktimave nga COVID-19 në Brazil, Indi dhe Meksikë

Bota August 01, 2020 - 13:31

Për shkak të Covid-19, në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.212 vdekje, në Indi 764 dhe në Meksikë 688.

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se me 52.383 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 2.662.485 numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 92.475.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 542.304 raste dhe 22.997 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 1.844.051.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili aktualisht është vendi i dytë më i prekur në botë pas SHBA-së.

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 62.437 raste të reja, duke e rritur në 1.701.307 numrin e rasteve, ndërsa me 764 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, është rritur në 36.511 numri i viktimave nga COVID-19.

Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 1.094.374.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve.

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 688 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 46.688. Ndërkaq, me 8.458 raste të reja, është rritur në 424.637 numri i të infektuarve me COVID-19.

Deri më tani, në vend janë shëruar 278.618 persona të prekur me COVID-19.

Top Channel