Infektuar: 10795
Shëruar: 6411
Vdekur: 365
Filipinet me afro 5 mijë raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve të fundit

Filipinet me afro 5 mijë raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve të fundit

Bota August 01, 2020 - 12:40

Janë raportuar edhe 4 mijë e 963 raste të reja të infeksioneve me koronavirus, gjatë së shtunës në Filipine.

Kjo shifër, është më e madhja ditore që është përballur vendi deri më tani.

Ministria e Shëndetësisë së Filipineve, përmes një gazete, njoftoi se infeksionet totale të vendit kanë arritur në 98 mijë e 232.

Nga koronavirusi, humbën jetën 17 persona gjtë 24 orëve të fundit, ndërsa numri total i të vdekurve ka arritur në 2 mijë e 39, shkruan “Reuters”, përcjell “Zeri.info”.

Në krahasim me rajoninn, Filipinet janë vendi i dytë me numrin më të lartë të vdekjeve dhe i të infektuarve, pasi e para është Indonezia./Zëri