Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
India shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

India shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

Bota August 01, 2020 - 12:34

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Indi janë regjistruar 57,118 raste të reja të koronavirusit, që është shifra më e madhe deri më tani në shtetin me 1.3 miliard banorë.

Kështu, numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin e ri në shtetin më të prekur në Azi shkoi në 1,695,988 persona, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Familjare.

Nga këto raste, mbi 565,000 janë raste aktive, ndërsa numri i përgjithshmë i pacientëve të shëruar ka shkuar në mbi një milion, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Sipas kësaj ministrie, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes Covid-19 në Indi ka shkuar në 36,511.

Këshilli Indian për Hulumtime Shkencore ka thënë se deri më tani për koronavirus janë testuar më shumë se 19.3 milionë njerëz në mbarë vendin.

India është shteti me më së shumti të infektuar në Azi dhe një ndër vendet me numrin më të lartë të rasteve në tërë botën.