Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Pandemia kufizon Kurban Bajramin

Pandemia kufizon Kurban Bajramin

Bota July 31, 2020 - 13:03

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kremtojnë sot Kurban Bajramin, në një atmosferë krejtësisht të pazakontë për shkak të pandemisë.

Të veshur me të bardha, simbol i pastërtisë, me maska dhe duke ruajtur distancën, pelegrinët përshkuan shtatë herë Qaben. Ata u falën në grupe të vogla dhe çdo lëvizje e tyre  monitorohej nga ekspertë shëndetësorë. Struktura më e shenjtë e besimit Islam nuk kishte parë kurrë kaq pak pelegrinë, vetëm 1000 dhe të gjithë nga brenda Arabisë Saudite.

Për herë të parë në epokën moderne, në mes të përpjekjeve për të frenuar Covid-19, myslimanët nga jashtë nuk ishin në gjendje të merrnin pjesë në pelegrinazh. Zakonisht 2.5 milionë myslimanë vizitojnë vendet më të shenjta të Islamit në Mekë dhe Medinë për pelegrinazh. Në të gjithë botën besimtarët iu bindën kushteve të reja në kuadër të pandemisë.

Tv Klan