Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Republikanët i thonë Trumpit: Nuk mund t’i vononi zgjedhjet për vitin 2020

Republikanët i thonë Trumpit: Nuk mund t’i vononi zgjedhjet për vitin 2020

Bota July 31, 2020 - 10:46

Disa politikanë nga Partia Republikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë kundërshtuar sugjerimin e Presidentit Donald Trump që zgjedhjet presidenciale të nëntorit të vonohen.

Drejtuesi i shumicës në Senat Mitch McConnell dhe udhëheqësi i minoriteteve Kevin McCarthy, të dy e kanë hedhur poshtë idenë e Donald Trumpit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

“Trump nuk ka autoritet që t’i shtyjë zgjedhjet, pasi çdo vonesë do të duhej të aprovohej nga Kongresi”.

Kujtojmë se më herët, Trump ka thënë se votimi i kryer përmes postës mund të çojë në mashtrime dhe rezultate të pasakta.

Ai ka propozuar që të shtyhen zgjedhjet derisa njerëzit të mund të “votojnë siç duhet dhe të sigurt”.