Trumpi i jep fund trajtimit të privilegjuar të Hong-Kongut

Trumpi i jep fund trajtimit të privilegjuar të Hong-Kongut

Bota July 15, 2020 - 12:55

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi legjislacionin dhe urdhrin ekzekutiv për vendosjen e sanksioneve kundër Kinës, në përgjigje të, siç tha, ndërhyrjes “shtypëse” të Pekinit në autonominë e Hong-Kongut.

Në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se urdhri i tij ekzekutiv i jep fund trajtimit të privilegjuar tregtar që Hong-Kongu ka gëzuar.

“Hong-Kongu do të trajtohet njësoj sikurse pjesa tjetër e territorit të Kinës - nuk ka privilegje të veçanta, nuk ka trajtim të veçantë ekonomik dhe nuk ka eksport të teknologjive të ndjeshme", tha Trumpi.

“Liria e tij është marrë; të drejtat e tij janë marrë”, shtoi ai.

Trumpi po ashtu tha se nënshkroi Aktin e Autonomisë së Hong-Kongut, i cili ka kaluar në Kongres në fillim të këtij muaji, me mbështetjen dërrmuese edhe të Republikanëve, edhe të Demokratëve.

Lajmin e plotë mund ta gjeni në RadioEvropaeLire