Rritet përsëri shifra ditore e rasteve me Covid-19 në Gjermani

Rritet përsëri shifra ditore e rasteve me Covid-19 në Gjermani

Bota July 15, 2020 - 08:17

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 351 të infektuar dhe tre të vdekur nga koronavirusi.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,071, shkruan “Reuters”, transmeton Express.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 351 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 199,726. Një ditë më parë u shënuan 232 raste.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.