Gjithçka është zhdukur për pesë sekonda, shtëpia dykatëshe në Kinë përfundoi në ujë nga reshjet e mëdha të shiut

Gjithçka është zhdukur për pesë sekonda, shtëpia dykatëshe në Kinë përfundoi në ujë nga reshjet e mëdha të shiut

Bota July 14, 2020 - 18:03

Në lumin Jangtze në Kinë janë regjistruar reshje të mëdha të shiut që nuk mbahen mend të kenë ndodhur në 50 vitet e fundit, kurse nga vërshimet deri më tani kanë humbur jetën të paktën 140 persona.

Vërshimet kanë marrë gjithçka para vetes, madje edhe një shtëpi gjigante. Gjithçka ka ndodhur në provincën Diangu në jug të Kinës, ku sasia e madhe e ujit e merr me vete shtëpinë dykatëshe sikur të ishte e ndërtuar nga letra, transmeton Telegrafi.


Fillimisht kati i parë ishte mbushur me ujë, dhe më pas e tërë shtëpia ka përfunduar në ujë – gjithçka ka ndodhur për pesë sekonda.

Kujtojmë që të paktën 141 persona kanë humbur jetën apo konsiderohen si të zhdukur në vërshimet që kanë ndodhur në Kinë, ku qyteti më i rrezikuar deri më tani është Wuhani, që konsiderohej si epiqendra e pandemisë së coronavirusit.