Turisti bie nga kati i shtatë i hotelit, fati edhe më tragjik i personit disa kate më poshtë

Turisti bie nga kati i shtatë i hotelit, fati edhe më tragjik i personit disa kate më poshtë

Bota July 13, 2020 - 14:07

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Marbella në Spanjë, ku sipas raportit të mediave një 49-vjeçar nga Britania ka rënë nga kati i shtatë i hotelit, por për fat të keq i ka marrë jetën edhe një 43-vjeçari që ndodhej në ballkonin e një dhome, disa kate poshtë tij, pasi i ka rënë sipër.

Image

Anthony Holmes nuk dihet nëse ka rënë aksidentalisht ose është vetëhedhur, por fati edhe më tragjik ishte i spanjollit Antonio Gonzalez, i cili ishte me familjen e tij duke festuar ditëlindjen e vajzës.

Image

Plagët e rënda që ai ka marrë pasi Holmesi i ra sipër ia kanë marrë jetën pak minuta më vonë.

Sakaq policia nuk ka dhënë detaje, por ka konfirmuar vdekjen e dy burrave, ndërsa ka deklaruar se kanë nisur hetimet. /tvklan.al