Kroacia dhe Bullgaria kanë ende punë para se të bashkohen me euron

Kroacia dhe Bullgaria kanë ende punë para se të bashkohen me euron

Bota July 13, 2020 - 12:49

Bullgaria dhe Kroacia kanë ende punë në rregullimin e ekonomive dhe në përmirësimin e institucioneve të tyre para se t’i bashkohen euros, tha të hënën anëtari i Bordit të Bankës Qendrore Evropiane (ECB), Fabio Panetta.

“Reformat e ndërmarra nga të dyja vendet nuk do të rregullojnë të gjitha disbalancat dhe dobësitë me të cilat po përballen. Është i nevojshëm një përparim edhe më i madh që të përmirësohet qeverisja, korniza ligjore dhe cilësia e përgjithshme e institucioneve”, tha Panetta në fjalim, shkruan “Reuters”, përcjell “Zeri.info”.

Të dyja shtetet, të premten, u pranuan në mekanizmin “ERM-2”, një dhomë pritjeje para hyrjes në euro. Nga kjo Kroacia dhe Bullgaria mund të bëhen pjesë në bashkimin e monedhave deri në vitin 2023. /Zëri