Infektuar: 10247
Shëruar: 5944
Vdekur: 327
Rekord i ri global i rasteve ditore me COVID-19, afër 230 mijë të infektuar të rinj

Rekord i ri global i rasteve ditore me COVID-19, afër 230 mijë të infektuar të rinj

Bota July 12, 2020 - 18:36

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka raportuar një rritje rekord në rastet globale të koronavirusit, ku vetëm brenda 24 orëve të fundit totali i të infektuarve u rrit edhe me 230.370.

Sipas një raporti të përditshëm, rritjet më të mëdha u shënuan në Shtetet e Bashkuara, Brazil, Indi dhe Afrikë të Jugut.

Rekordi i mëparshëm i OBSH-së për raste të reja të infektuar me COVID-19 ishte 228,102, më 10 korrik.

Vdekjet ditore vazhdojnë të qëndrojnë në rreth 5.000, shkruan “Reuters”, përcjell “Zeri.info”.

Rastet globale të koronavirusit janë afruar 13 milionë të dielën, bazuar në një raport të Reuters, duke shënuar një tjetër moment historik të përhapjes së sëmundjes, e cila ka vrarë më shumë se 565,000 njerëz në shtatë muaj. /Zëri