COVID-19, Dubai ndihmon ekonominë e vet me mbi 400 milionë dollarë

COVID-19, Dubai ndihmon ekonominë e vet me mbi 400 milionë dollarë

Bota July 11, 2020 - 18:52

Dubai ka njoftuar se do të ndihmojë ekonominë e vet me një pako në vlerë prej 1.5 miliardë dirhemë apo 408 milionë dollarë.

Kjo pako vije si ndihmesë për tejkalimin e krizës ekonomike të vendit gjatë kohës së pandemisë, njoftoi të shtunën princi i mbretërisë së Emirateve, Hamdan Bin Mohammed Al-Maktoum.

Kjo është paketa e tretë e shpallur nga Dubai, i cili është anëtari i dytë më i madh dhe i dyti më i pasur i federatës së Emirateve të Bashkuara Arabe. Të tre paketat vlejnë një total prej 6.3 miliardë dirhemësh, tha Sheikh Hamdan.

Pakoja e fundit përfshin anulimin e gjobave të caktuara, të cilat janë vendosur nga qeveria dhe departamenti i doganave, rimbursimet e taksave në hotele dhe restorante, kthimi i garancive financiare në sektorin e ndërtimit dhe lirimi i shkollave private nga licencimi i tarifave të rinovimit.

Abu Dhabi, kryeqyteti i Emiratet e Bashkuara Arabe dhe anëtari më i madh dhe më i pasur i federatës me shtatë anëtarë, gjithashtu ka prezantuar paketat e veta ndihmëse./Zëri