Shkencëtarët paralajmërojnë çrregullime serioze të trurit te njerëzit me simptoma të buta të koronavirusit

Shkencëtarët paralajmërojnë çrregullime serioze të trurit te njerëzit me simptoma të buta të koronavirusit

Bota July 09, 2020 - 13:39

Neurologët në Mbretërinë e Bashkuar kanë paralajmëruar çrregullime serioze të trurit te njerëzit me simptoma të buta të koronavirusit.

Po ashtu rezultatet e publikuara japin detaje të pacientëve me prekje të butë ose të rikuperimit nga COVID-19 me kushte serioze ose potencialisht fatale të trurit, shkruan “The Guardian”.

Mjekët mund të mos i vërejnë shenjat e çrregullimeve serioze dhe potencialisht fatale të trurit të shkaktuara nga koronavirusi, pasi ato shfaqen te pacientët me prekje të butë ose që shërohen, paralajmëruan shkencëtarët, transmeton “Zëri.info”.

Neurologët të mërkurën publikuan detaje të më shumë se 40 pacientëve me COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar, komplikimet e të cilëve shkonin nga inflamacioni i trurit dhe deliriumi e deri te dëmtimet nervore dhe goditja në tru. Në disa raste problemi neurologjik ishte simptoma e parë dhe kryesore e pacientit.

Rastet e botuara në revistën “Brain” zbuluan një rritje të gjendjes kërcënuese për jetën, e quajtur encefalomyelitis akut i përhapur (Adem), si vala e parë e infeksioneve të përfshira në Britani.

Në Institutin e Neurologjisë së UCL-së rastet “Adem” u rritën nga një pacient në muaj e deri në dy ose tre pacientë në javë, kryesisht gjatë muajit prill dhe maj. Një grua, e cila ishte 59 vjeç, vdiq nga ndërlikimi.

Një numër pacientësh kishin inflamacion të sistemit nervor qendror, 10 kishin sëmundje të trurit me delirium ose psikozë, tetë kishin goditje në tru dhe tetë të tjerë kishin probleme nervore periferike, kryesisht të diagnostikuara si sindroma “Guillain-Barré”, një reagim imunitar që sulmon nervat dhe shkakton paralizë . Është fatale në pesë për qind të rasteve.

Michael Zandi, autor i vjetër i studimit dhe një konsulent në Institutin dhe Kolegjin Universitar në Londër, spitalet NHS, tha: “Ne po shohim gjëra në mënyrën sesi COVID-19 ndikon në tru që nuk kemi parë më herët me viruse të tjera. Ajo që kemi parë me disa nga këta pacientë ‘Adem’ dhe në pacientë të tjerë është se mund të keni një neurologji të rëndë, mund të jeni mjaft i sëmurë, por në të vërtetë keni sëmundje të parëndësishme të mushkërive”, shtoi ai.

Biologjikisht, “Adem” ka disa ngjashmëri me MS sklerozën e shumëfishtë, por është më e rëndë dhe zakonisht ndodh si e njëfishtë. Disa pacientë kanë mbetur me paaftësi afatgjatë, të tjerët mund të bëjnë një shërim të mirë”.

Rastet shtojnë shqetësime për efektet shëndetësore afatgjata të COVID-19, të cilat i kanë lënë disa pacientë pa frymë dhe lodhje shumë kohë pasi ata janë pastruar nga virusi dhe të tjerët me mpirje, dobësi dhe probleme të kujtesës, raporton “Zëri”.