Mbi 12 milionë të infektuar nga koronavirusi në botë

Mbi 12 milionë të infektuar nga koronavirusi në botë

Bota July 09, 2020 - 12:37

Numri global rasteve të të prekurve me koronavirus, të mërkurën, ka tejkaluar shifrën 12 milionë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, ky numër është trefishi i sëmundjeve të rënda të gripit të cilat regjistrohen çdo vit.

Shumë vende të goditura nga virusi, më vështirësi po mundësojnë lehtësimin e bllokimeve të vendosura, të cilat kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë. Vende si Kina dhe Australia, po zbatojnë një “valë” tjetër të mbylljeve, pasi që hasën në shtim të rasteve të koronavirusit.

Sipas ekspertëve, ndryshimet në punë dhe në jetën shoqërore mund të zgjasin derisa të dalë një vaksinë anti-COVID-19.

Rasti i parë u regjistrua në Kinë, në fillim të janarit dhe u deshën 149 ditë për të arritur shifrën prej 6 milionë rasteve.

Prej kësaj, në vetëm 39 ditë – është dyfishuar shifra e të prekurve në 12 milionë raste, shkruan “Reuters”, përcjell “Zeri.info”.

Nga ky virus, deri më tani janë shënuar afërsisht 546 mijë vdekje.

Edhe vdekja e parë nga koronavirusi u raportua në Ëuhan të Kinës, kjo para se infeksionet të arrinin të përhapeshin në Evropë e më pas edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Zëri