Rriten shifrat ditore të vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 në Gjermani

Rriten shifrat ditore të vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 në Gjermani

Bota July 08, 2020 - 08:19

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 12 të vdekur nga koronavirusi, katër më shumë se një ditë më parë.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9.036, shkruan “The Guardian”, transmeton “Express”.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 397 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 197.341. Një ditë më parë u shënuan 390 raste.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.