Infektuar: 10247
Shëruar: 5944
Vdekur: 327
Mbi 11 milionë të infektuar me Covid-19 në botë

Mbi 11 milionë të infektuar me Covid-19 në botë

Bota July 04, 2020 - 16:20

Numri i të infektuarve me koronavirus në gjithë globin ka kaluar në mbi 11 milion raste, ndërsa ai i viktimave  523,000. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të jenë vendi më I prekur në botë, ku  në 24 orët e fundit regjistruan 57.683 të infektuar, duke e çuar totalin e të prekurve në gati 2.8 milionë.

129 mijë persona kanë humbur jetën, prej të cilëve 728 vetëm në 24 orët e fundit. Covid në SHBA ka prekur tashmë edhe familjen e presidentit Trump.

Mediat raportojnë se e dashura e djalit të madh të Presidentit, Kimberly Guilfoyle, një ish prezantuese në Fox Neës ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Partnerja e Trump kishte udhëtuar për në Dakotën e Jugut për të parë fjalimin dhe fishekzjarrët për festimet për 4 Korrikun.

Brazili ka shënuar mbi 1.5 milion infeksione të konfirmuara koronavirus, duke u bërë vendi i dytë më i prekur në bote. Me 42.223 raste të reja të shpallura të Premten, vendi i Amerikës së Jugut ka regjistruar 1.539.081 pacientë. Ndërkohë 1.290 njerëz të tjerë kanë vdekur në 24 orët e fundit.

Por pavarësisht situatës së rende, Presidenti Bolsonaro vazhdon të minimizojë rreziqet që lidhen me virusin, të cilin ai e konsideron një “grip të vogël”, madje ai vuri veton mbi ligjin që bën të detyrueshëm përdorimin e maskës në publik, duke bërë edhe thirrje për mos respektim të distancës fizike.

Lehtësim të masave ka shënuar edhe Anglia e cila sot rihapi e pubet, restorantet dhe parukieritë. Kryeministri Boris Jonson bëri thirrje për ruajtjen e distancimit shoqëror.

Ndërkohë në Francë, gjiganti i fluturimeve Air France ka paralajmëruar shkurtimin e afro 7500 punonjësve si pasojë e efekteve negative që ka dhënë pandemia në situatën financiare të kompanisë. Vendimi ndërkohe është pritur me protesta.

Tv Klan