Arrestohet nga FBI-ja ish e dashura e Jeffrey Epsteinit

Arrestohet nga FBI-ja ish e dashura e Jeffrey Epsteinit

Bota July 02, 2020 - 21:10

Britanikja Ghislaine Maxwell, ish-e dashura e pedofilit të dënuar Jeffrey Epstein, po përballet me akuza në SHBA pasi u arrestua nga FBI.

Ajo akuzohet për asistim në abuzimet e Epsteinit me të mitur duke e ndihmuar atë në rekrutim të të miturve për të cilët e dinin se ishin minorenë, shkruan BBC

Raportohet se ajo u arrestua në New Hampshire dhe pritet të dërgohet në gjykatën federale më vonë.

Ajo ka mohuar çdo përfshirje ose njohuri të sjelljes së pretenduar seksuale të Epsteinit.

Epstein vdiq në burg më 10 gusht, derisa priste denimin e tij mbi akuza të trafikimit seksual pa mundësi të lirimit me kusht, raporton Zeri.info.

Ai u arrestua vitin e kaluar në New York pas akuzave se ai drejtonte një rrjet vajzash të mitura për seks, disa edhe me të reja se 14-vjeçe. Vdekja e tij u përcaktua si vetëvrasje.

Ajo akuzohet për komplot për të tërhequr të miturit të përfshihen në akte seksuale të paligjshme dhe veprimtari kriminale seksuale, si dhe për dy akuza ku thuhet se ajo "gënjeu vazhdimisht kur u mor në pyetje për sjelljen e saj, përfshirë në lidhje me disa nga viktimat e mitura".

Zonja Maxwell është vajza e mogulit të ndjerë të mediave britanike, Robert Maxwell.

Një emer i shquar në shoqëri, ajo thuhet se e ka prezantuar Epsteinin me shumë prej miqve të saj të pasur dhe të fuqishëm, përfshirë Bill Clintonin dhe Dukën e York-ut (i cili u akuzua në dokumentet e gjykatës se ngacmoi seksualisht një grua në shtëpinë e Jeffrey Epsteinig në SHBA, megjithëse gjykata më pas i hodhi poshtë akuzat kundër Dukës).

Pallati mbretëror ka thënë se "çdo sugjerim për sjellje të papërshtatshme me të mitur " nga duka ishte "kategorikisht e pavërtetë".

Zonja Maxwell ka qenë kryesisht jashtë opinionit publik që nga viti 2016.

Në një intervistë në BBC vitin e kaluar, Duka i Jorkut tha se ai ishte takuar me zonjën Maxwell vitin e kaluar, përpara se Epsteini të arrestohej dhe të akuzohej.