OBSH: Virusi duhet të goditet me gjithë fuqinë e mundshme të sistemit

OBSH: Virusi duhet të goditet me gjithë fuqinë e mundshme të sistemit

Bota July 01, 2020 - 21:12

Vendet të cilat nuk i përdorin të gjitha mekanizmat në dispozicion në luftën kundër koronavirusit, do të kanë vështirësi që ta luftojnë atë, paralajmëroi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Disa vende u afruan në rrugë fragmentare në luftën kundër pandemisë dhe para atyre vendeve është një rrugë e gjatë dhe me gjemba”, paralajmëroi kreu i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus pa saktësuar se për cilat vende mendon.

“Vetëm vendet të cilat do të afrojnë sistem të aftë të fillojë qasje gjithpërfshirëse në luftën kundër koronavirusit, do të mund ta parandalojnë epideminë dhe të shmangin vendosje të re të gjendjes së jashtëzakonshme”, theksoi Gebrejesus.

Në lidhje me lajmet e mëparshme për virusin e ri i cili bartet nga derrat te njerëzit dhe pa potenciale pandemike, eksperti për situata të jashtëzakonshme të OBSH-së, Majk Rajan deklaroi se e rëndësishme është njerëzit të mos brengosen, sepse “nuk bëhet fjalë për virus të ri, por virus i cili është nën kontroll”.