Infektuar: 9274
Shëruar: 5190
Vdekur: 269
Si e festoi bota 50 vjetorin e Krenarisë – përkundër pandemisë

Si e festoi bota 50 vjetorin e Krenarisë – përkundër pandemisë

Bota June 29, 2020 - 12:12

Kanë kaluar 50 vjet nga marshimi i parë i komunitetit LGBTI në New York, dhe 51 vite që nga trazirat e Stonewall në qytet, të cilat edhe ndihmuan në energjizimin e luftës për barazinë homoseksuale.

Shumica e ngjarjeve të Krenarisë në të gjithë botën janë anuluar ose kanë kaluar “online” për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Por gjatë fundjavës, shihej një numër i vogël i njerëzve që dolën në rrugët e qyteteve përfshirë: New York, Taipei dhe Berlin.

Kurse në Kosovë, në këtë muaj të Krenarisë, CEL Kosova solidarizohet me të gjithë personat me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe anembanë botës që janë duke luftuar një betejë sistematike për barazi dhe liri, duke kujtuar historinë në vitet e ’70 kur filluan protestat në Stonewall.

Sa i përket Shqipërisë, edhe atje ndryshe nga vitet e mëparshme ku çdo maj qindra pjesëtarë të komunitetit LGBTI dhe aktivistë në mbështetje të tyre parakalojnë rrugëve të kryeqytetit, këtë vit për shkak të pandemisë globale dhe rregullave të distancimit fizik, parada e krenarisë për Shqipërinë u mbajt online.