Infektuar: 5118
Shëruar: 2370
Vdekur: 108
Australi, regjistrohet numri më i lartë i të infektuarve që prej dy muajve

Australi, regjistrohet numri më i lartë i të infektuarve që prej dy muajve

Bota June 29, 2020 - 10:39

Shteti i dytë më i populluar në Australi njoftoi të hënën se po planifikon që të rikthejë kufizimet e distancës sociale pasi u raportua rritja më e madhe ditore e infeksioneve të reja me koronavirus prej më shumë se dy muajve.

Në 24 orët e fundit, shteti Victoria raportoi 75 raste, ndërsa në gjithë Australinë u regjistruan 85 infeksione të reja COVID-19.

Është ky shpërthimi më i madh ditor që nga 11 prilli, shkruan “Reuters”, përcjell “Zeri.info”.

Australia është goditur shumë më lehtë nga pandemia se sa shumë vende të tjera, me gjithsej rreth 7.800 raste dhe 104 vdekje.

Mirëpo, rritja e fundit ka ngjallur frikën se mund të ketë një valë të dytë, pasi që për disa javë regjistroi më pak se 20 raste në ditë.

Përderisa janë shtuar rastet e reja të koronavirusit, Victoria ka filluar një testim masiv dhe shefi i shëndetësisë së vendit, Brett Sutton, tha se ka mundësi që shteti të ketë nevojë të rikthimit të distancës sociale.

“Ndryshimi i ligjit është diçka që duhet të kemi parasysh. Ne duhet të bëjmë gjithçka që duhet që të mbajmë situatën në kontroll”, u tha Sutton gazetarëve në Melbourne. /Zëri