Rritet numri i të shëruarve në Itali, vetëm 71 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Rritet numri i të shëruarve në Itali, vetëm 71 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Bota June 03, 2020 - 21:55

Italia regjistroi sot 71 vdekje të reja në 24 orët e fundit, një shifër në rritje, e krahasuar me dje që ishin 55, duke e çuar numrin total të tyre në 33 601, njoftoi sot Mbrojtja Civile.

Gjithsej, që nga fillimi i pandemisë në vend, janë regjistruar 233 836 të infektuar me COVID-19, me +321 më shumë se dje (+318).

Numri i të shëruarve u rrit në 160 938, me + 846.

Deri më tani, janë 39 297 pacientë me koronavirus në spitale, 596 më pak se dje, kur rënia ishte 1 474.

Aktualisht, 353 pacientë janë të shtruar në kujdes intensiv, 55 më pak se dje.