Infektuar: 10247
Shëruar: 5944
Vdekur: 327
SHBA-ja regjistron më tepër se 20 mijë raste të reja me COVID-19

SHBA-ja regjistron më tepër se 20 mijë raste të reja me COVID-19

Bota June 03, 2020 - 08:41

SHBA-ja ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Të paktën 20.461 raste të reja me Covid-19 dhe 1.015 vdekje u raportuan në Shtetet e Bashkuara të martën, sipas universitetit "Johns Hopkins", raporton CNN-ja, transmeton "Lajmi.net".

Totali përfshin raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA-së, si dhe raste të riatdhesuara.

Më shumë se 373.000 raste dhe gati 30.000 vdekje janë raportuar në shtetin e Nju-Jorkut, epiqendra e epidemisë në SHBA.