Gjermania shënon 342 raste të reja të koronavirusit

Gjermania shënon 342 raste të reja të koronavirusit

Bota June 03, 2020 - 08:22

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar 342 raste të reja të koronavirusit.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin e ri në shtetin me popullsinë më të madhe në Evropë ka shkuar në 182,370.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 29 raste fatale dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve nga Covid-19 shkoi në 8,551, shkruan “Reuters”.

Ndonëse është në mesin e vendeve evropiane me më së shumti persona të infektuar, Gjermania ka numër dukshëm më të ulët të viktimave në krahasim me Britaninë e Madhe, Italinë, Spanjën dhe Francën.

Qeveria gjermane tashmë i ka larguar disa masa të kufizimeve dhe pritet që gjatë këtij muaji t’i hapë kufijtë për udhëtime ndërkombëtare.