Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Shkon në mbi 200.000 numri i rasteve të koronavirusit në Indi

Shkon në mbi 200.000 numri i rasteve të koronavirusit në Indi

Bota June 03, 2020 - 08:16

Sipas të dhënave zyrtare, numri i personave të infektuar me koronavirus në Indi të mërkurën ka shkuar në mbi 200 mijë.

Gjatë 24 orëve të kaluara numri i të prekurve nga virusi i ri në vendin me popullsinë e dytë më të madhe në botë u rrit për 8.909 dhe shkoi në 207.615. Kështu njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Indisë.

“Ne jemi shumë larg kulmit të pandemisë”, tha Dr. Nivedita Gupta nga Këshilli Indian për Hulumtime Mjekësore. Zyrtarët qeveritarë kanë thënë se numri i rasteve mund të fillojë të ulet këtë muaj ose në korrik.

Numri i viktimave të koronavirusit në Indi deri më tani ka shkuar në 5.815, shkruan “Reuters”, transmeton gazeta "Express". Kjo shifër është mjaft e ulët në krahasim me disa vende evropiane dhe Shtetet e Bashkuara.

Pavarësisht rritjes shqetësuese të numrit të rasteve, qeveria indiane ka vendosur t’i largojë disa masa kufizuese, të cilat e kanë dëmtuar në masë të konsiderueshme ekonominë.

Zyrtarët kanë thënë se masat e izolimit kanë ndihmuar në kufizimin e përhapjes së virusit, duke u dhënë hapësirë spitaleve që t’ia dalin mirë me pacientët. Shkalla e vdekshmërisë është vetëm 2,8 për qind, që është shumë më e ulët se mesatarja botërore prej 6,13 për qind.