Numër i vogël i rasteve të reja me COVID-19 në Kinë

Numër i vogël i rasteve të reja me COVID-19 në Kinë

Bota June 03, 2020 - 08:12

Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Kina raportoi një rast të ri me koronavirus dhe katër raste të reja asimptomatike me COVID-19 në kontinent më 2 qershor, tha komisioni shëndetësor i vendit, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit tha që rasti i konfirmuar ishte importuar dhe përfshinte një udhëtar nga jashtë.

Kina kontinentale kishte pesë raste të konfirmuara, të gjitha të importuara dhe 10 raste asimptomatike për 1 qershor.

Kina nuk numëron pacientët asimptomatikë, ata që janë të infektuar me koronavirus por nuk shfaqin simptoma, si raste të konfirmuara.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve deri më tani në kontinent është 83.021. Numri i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 4,634.