SHBA - Vazhdojnë protestat kundër vdekjes së George Floyd

SHBA - Vazhdojnë protestat kundër vdekjes së George Floyd

Bota June 01, 2020 - 18:23

Protesta të dhunshme kanë përfshirë shumicën e qyteteve në Amerikë. Thirrjet “I can’t breathe”, janë shndërruar në kore të protestuesve. Kjo për të protestuar mbi vdekjen e afrikanoamerikanit George Floyd, i cili vdiq pas tentimit për ta arrestuar nga policia.

Kjo u cilësua sulm racist.

Edmond Ibrahimi, shqiptar me prejardhje nga Bujanovci, por që jeton në Saint Louis, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Zërin thotë se nga ora 8 e mëngjesit nuk kanë pushuar protestat.

“Policia është duke bllokuar vetëm rrugën nga po kalojnë protestuesit. Gjatë ditës protesta është më e qetë, ndërsa në mbrëmje është më e ashpër. Po dëmtojnë biznese e po ju vënë zjarrin”, rrëfen ai. /Zëri