Kryeministri armen dhe familja e tij infektohen me koronavirus

Kryeministri armen dhe familja e tij infektohen me koronavirus

Bota June 01, 2020 - 10:04

Kryeministri i Armenisë Nikol Pashinian dhe katër anëtarë të familjes së tij të ngushtë kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus.

“Fatkeqësisht, rezultatet e testeve tona janë pozitive”, tha Pashiniani gjatë një adresimi të drejtpërdrejtë në “Facebook”.

Pashiniani, 45 vjeç, jeton me gruan dhe me tri vajzat e tyre, ndërsa djali shërben në ushtri dhe nuk jeton me familjen.

Pashiniani tha nuk ka simptoma, porse ka vendosur të testohet pasi ka planifikuar një vizitë te trupat ushtarake.

Ai tha se është vetizoluar në rezidencën e tij dhe se do të vazhdojë ta udhëheqë qeverinë nga atje.

Që nga shpërthimi i koronavirusit në Armeni në muajin mars ky vend ka identifikuar mbi 9.400 raste të të infektuarve dhe 139 viktima.