Arabia Saudite rihap xhamitë

Arabia Saudite rihap xhamitë

Bota May 31, 2020 - 15:34

Xhamitë e Arabisë Saudite hapën dyert e tyre për adhuruesit, të dielën, për herë të parë pas më shumë se dy muajve nga vendosja e kufizimeve për të luftuar koronavirusin, shkruan “Reuters”, transmeton “Zeri.info”.

"Është mirë të ndiejmë mëshirën e Zotit dhe të thërrasësh edhe një herë njerëzit për lutje në xhami në vend të shtëpive të tyre", tha Abdulmajeed Al Mohaisen, i cili bën thirrjen për lutje në Xhaminë Al Rajhi, një nga më të mëdhatë në kryeqytetin Rijad.

Adhuruesit u drejtuan në xhami për lutjet e namazit të sabahut, mirëpo duke pasur obligim të respektojnë rregulloret strikte që kërkojnë përdorimin e maskave ëpër fytyrën dhe sexhadeve personale, duke shmangur shtrëngimet e duarve dhe të qëndrojnë së paku 2 metra larg njëri-tjetrit.

Nuk lejohen të moshuarit, fëmijët nën 15 vjeç dhe njerëzit me sëmundje kronike. Poashtu, duhet të marin abdes në shtëpi.

“Sytë më mbushën me lot kur hyra në xhami dhe kur dëgjova ezanin. Faleminderit Zotit për këtë bekim që jemi rikthyer në shtëpitë e adhurimit", tha Maamoun Bashir, një banor sirian në Rijad.

Autoritetet Saudite thanë në fillim të këtij muaji se kufizimet do të hiqen në tre faza, që përfundojnë më 21 qershor, me përjashtim të qytetit të shenjtë të Mekës./ZERI