Malta do të rihapë aeroportin e saj më 1 korrik

Malta do të rihapë aeroportin e saj më 1 korrik

Bota May 31, 2020 - 14:41

Malta do të rihapë aeroportin e saj në fluturimet e pasagjerëve në 1 korrik, njoftoi të dielën Kryeministri Robert Abela.

Turizmi përbën gati një të katërtën e ekonomisë së Maltës dhe hotelierët po i bëjnë presion qeverisë të rihapë aeroportin ose përndryshe do të rrezikojë shtimin e papunësisë massive, shkruan “Reuters”, përcjell “Zeri.info”.

Ishulli jugor i Mesdheut ka regjistruar rreth 600 raste me koronavirus dhe nëntë vdekje. Dyqanet dhe restorantet jo të domosdoshme u lejuan të rihapen në mes të majit, por kishat në ishullin Katolik Romak dhe shkollat ëmbeten të mbyllura. Baret dhe palestrat pritet të rihapen të premten e ardhshme.

“Është një periudhë emocionuese për Maltën. Ne po kthehemi në normalitet", tha Abela.

Ai tha se qeveria do të bëj të ditur gjithashtu një buxhet më 8 qershor me qëllim të inkurajimit të konsumit dhe investimeve. Buxheti në kushte normale shpallet në tetor.

Autoritetet e turizmit po negociojnë "korridore të sigurta" për udhëtime me vendet që kanë numër të ulët të COVID-19, përfshirë këtu Luksemburgun, Norvegjinë, Serbinë, Sllovakinë, Austrinë, Republikën Czecheke, Letoninë, Lituaninë dhe Izraelin.

Ata ende nuk kanë dhënë dritën e gjelbër për udhëtarët nga Britania, e cila tradicionalisht ka lidhje të ngushta të turizmit me Maltën./ZERI