Trump paralajmëron se ushtria mund të ndërhyjë për të qetësuar trazirat në Minneapolis

Trump paralajmëron se ushtria mund të ndërhyjë për të qetësuar trazirat në Minneapolis

Bota May 30, 2020 - 19:09

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se ushtria mund të vendosë trupa në Minneapolis "shumë shpejt" për t'iu përgjigjur protestave të dhunshme, ku si pasojë ka mbetur i vrarë një polic.

Vdekja e George Floyd në Minneapolis ndezi protesta në disa qytete, disa janë kthyer në dhunë. Guvernatori i Minesotës aktivizoi rojën kombëtare të shtetit pas katër netëve konfrontimeve në Minneapolis, aktivizimi i parë i plotë i saj që nga Lufta e Dytë Botërore, shkruan Reuters, transmeton Zeri.info.

Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha që ushtria kishte porositur disa oficerë të policisë ushtarake me detyrë aktive që të përgatiteshin për t'u vendosur nëse autoritetet lokale do të kërkonin ndihmën e tyre.

"Ne mund të dergojmë atje ushtrinë tonë shumë shpejt", nëse kërkohej ndihma e tyre, tha Trump të shtunën pasdite./Zëri/