Merkel refuzon ftesën e Trumpit për samitin e G7 në Washington

Merkel refuzon ftesën e Trumpit për samitin e G7 në Washington

Bota May 30, 2020 - 09:10

Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka refuzuar ftesën e Presidentit amerikan Donald Trump për të marrë pjesë në një samit të planifikuar të Grupit të Shtatë (G7) në Shtetet e Bashkuara, njoftoi Politico të Premten.

"Kancelarja federale falënderon Presidentin Trump për ftesën e tij në samitin e G7 në fund të qershorit në Washington. Deri më sot, duke marrë parasysh situatën e përgjithshme të pandemisë, ajo nuk mund të pajtohet me pjesëmarrjen e saj personale, për një udhëtim në Washington", raportohet të ketë thënë zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert

"Ajo sigurisht që do të vazhdojë të monitorojë zhvillimin e pandemisë”, thuhet në njoftim, shkruan “Reuters”.

Trump beson se nuk do të ketë "asnjë shembull më të mirë të rihapjes" sesa mbajtja e një samiti të G7 në Shtetet e Bashkuara pranë fundit të qershorit, njoftoi Shtëpia e Bardhë të martën, transmeton Zeri.info.