Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Majmunët vjedhin mostrat e gjakut të pacientëve me koronavirus në Indi
Foto: Reuters / Ilustrim

Majmunët vjedhin mostrat e gjakut të pacientëve me koronavirus në Indi

Bota May 29, 2020 - 13:39

Një grup majmunësh në Indi sulmuan një staf mjekësor dhe ua morën mostrat e gjakut të pacientëve, që ishin testuar pozitivë me koronavirusin e ri, kanë thënë të premten autoritetet.

Sulmi ndodhi këtë javë, ku një teknik laboratori po ecte në kampusin e kolegjit mjekësor të drejtuar nga shteti në Meerut, rreth 460 km në veri të Lucknowit, kryeqyteti i shtetit Uttar Pradesh.

“Majmunët morën dhe ikën me vrap me mostrat e gjakut të katër pacientëve me COVID-19, të cilët janë duke u trajtuar... duhet t’ua marrim sërish mostrat”, tha dr S.K. Garg, zyrtar i lartë në kolegj, raporton "Reuters"-i.

Autoritetet thonë se nuk e dinë nëse majmunët i kanë derdhur ato mostra, por njerëzit që jetojnë afër kampusit me shkurre frikësohen për përhapje të virusit nëse majmunët i kanë dërguar mostrat në zonat e banueshme.

Garg tha se nuk është e qartë nëse majmunët kanë mundur të infektohen me koronavirus nëse kanë pasur kontakt me gjakun e infektuar, transmeton "Zeri.info".

“Nuk ka dëshmi se majmunët mund ta kontraktojnë infeksionin”, tha Gargi për "Reuters"-in.

India ka shënuar 165.799 raste me koronavirus dhe 4.706 vdekje.