Trazira të mëdha në SHBA për vdekjen e burrit me ngjyrë

Trazira të mëdha në SHBA për vdekjen e burrit me ngjyrë

Bota May 29, 2020 - 08:54

Ka pasur protesta të mëdha në të gjithë Shtetet e Bashkuara për vdekjen e George Floyd.

E gjitha kjo ndodhi si pasojë kur një person me ngjyrë u arrestua dhe më pas vdiq. Katër oficerë u përfshinë në kapjen e tij dhe njëri prej tyre i mbante vazhdimisht këmbën në qafën e Floyd.

Burri vdiq, por u përpoq të paralajmëronte policinë se nuk kishte mundësi të merrte frymë. Ai vdiq gjatë rrugës për në spital.

Një kalimtar filmoi të gjithë rastin, dhe pamjet ngjallën një valë protestash në të gjithë SHBA-në.

Protestat e dhunshme vazhduan edhe më tej.

Sipas CNN, ka protesta në pesë qytete. Në Minneapolis, protestuesit i vunë zjarrin një ndërtese policie.

Zyrtarët e qytetit Minneapolis po u kërkojnë protestuesve pranë një stacioni policie të djegur që të tërhiqen pas sepse materiale eksplozive ka në ndërtesë.

Kishte protesta dhe dhunë edhe në Kentucky. 

Shefi i policisë në Minneapolis u kërkoi falje familjes së personit që vdiq në duart e tyre.

Dhe tashmë katër oficerë të policisë në Minneapolis u pushuan nga puna për vdekjen e Floyd pasi doli video nga vendi i ngjarjes.

Në pamjet shfaqet Floyd i shtrirë i prangosur në dysheme me fytyrën poshtë, duke u ankuar, duke kërkuar ndihmë dhe duke përsëritur, “Të lutem, nuk mund të marr frymë”.

Mbrëmjen e së mërkurës, protestuesit në qytet u përleshën me policinë që përdorën gaz lotsjellës për natën e dytë me radhë.

Trazirat, të shoqëruara nga plaçkitja dhe vandalizmi, filluan disa orë pasi kryetari Jacob Frey u bëri thirrje prokurorëve të paraqisnin një proces gjyqësor kundër një oficeri të bardhë të policisë, i cili e rrëzoi Floydin në trotuar.

Shefi i policisë tha që shumica e protestuesve ishin jo të dhunshëm, por se kishte një grup protestuesish të përqendruar në shkaktimin e trazirave.

Departamenti i Drejtësisë tha se një hetim mbi përfshirjen e policisë në vdekjen e Floyd ishte tashmë prioritet.