Parlamenti kinez mbështet projektligjin rreth sigurisë në Hong-Kong

Parlamenti kinez mbështet projektligjin rreth sigurisë në Hong-Kong

Bota May 28, 2020 - 13:03

Parlamenti i Kinës i ka dhënë mbështetje një ligji të ri mbi sigurinë në Hong-Kong, me anë të të cilit cilësohet si krim minimi i autoriteteve kineze në këtë pjesë.

Ky ligj tani ka kaluar në liderhsipin e lartë të Kinës, pas shqetësimeve të thella në mesin e atyre që thonin se mund t’i jepej fund statusit të veçantë të Hong-Kongut, shkruan BBC-ja, transmeton "Klan Kosova".

Po ashtu me anë të tij Kina tash mund të shtrijë agjencitë e veta të sigurisë në këtë rajon për herë të parë.

Kjo ka ngjallur një valë të re protestash në Hong-Kong.