Tre të vdekur dhe 26 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Tre të vdekur dhe 26 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Bota May 27, 2020 - 14:31

Tre persona kanë vdekur dhe janë regjistruar 26 raste të reja me koronavirus në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit, ka njoftuar Instituti i Shëndetit Publik i shtetit fqinj.

Nga 622 testime të realizuara 26 kanë dalë pozitivë me COVID-19. Ndërkohë tre të vdekurit janë nga Shkupi, Tetova e Struga.

Në Maqedoni të Veriut në total janë regjistruar 2039 persona me COVID-19, prej tyre 119 kanë vdekur. Raste aktive janë 450.