Infektuar: 9274
Shëruar: 5190
Vdekur: 269
Franca ndalon përdorimin e “Hidroksiklorokuin”-ës për trajtimin e koronavirusit

Franca ndalon përdorimin e “Hidroksiklorokuin”-ës për trajtimin e koronavirusit

Bota May 27, 2020 - 12:08

Qeveria franceze të mërkurën e ka anuluar një dekret, me të cilin lejohej përdorimi i “Hidroksiklorokuin”-ës për trajtimin e rasteve të rënda të koronavirusit.

Ky njoftim erdhi dy ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë vendosi për pezullimin e një testimit të madh të ilaçit, që përdoret kundër malaries për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Revista mjekësore britanike “The Lancet” ka raportuar se pacientët që kanë përdorur “Hidroksiklorokuin” kanë pasur shkallë më të lartë të vdekshmërisë dhe të rrahura të çrregullta të zemrës.

Sidoqoftë, presidenti amerikan Donald Trump disa herë ka deklaruar se kjo substancë mund të shërbejë si trajtim për sëmundjen e re.

Në fund të marsit Franca kishte marrë vendim që “Hidroksiklorokuin”-a të përdoret në situatë specifike dhe vetëm në spitale, shkruan “Reuters”-i, transmeton gazeta “Express”.

Deri më tani bota nuk ka arritur të zbulojë ndonjë vaksinë ose trajtim efektiv kundër COVID-19, sëmundje që ka shkaktuar më shumë se 350 mijë viktima në mbarë planetin.