Më 1 qershor Bullgaria rihap restorantet, baret dhe kafenetë

Më 1 qershor Bullgaria rihap restorantet, baret dhe kafenetë

Bota May 27, 2020 - 11:53

Bullgaria nga 1 qershori do të lejojë që restorantet, baret dhe kafenetë të rihapen me kapacitetin e plotë, pasi vendi i Ballkanit lehtësoi kufizimet e vendosura për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, raporton “Reuters”-i.

Ministri i Shëndetësisë në këtë vend, Kiril Ananiev, ka lëshuar urdhër të ri të martën, duke lejuar baret dhe restorantet në Bullgarinë e varur nga turizmi të kthehen plotësisht në biznes përpara sezonit të verës.

Ananievi lejoi gjithashtu rifillimin e ngjarjeve kulturore dhe argëtuese, duke përfshirë teatrot, koncertet dhe shfaqjet skenike, po ashtu edhe klasat e vallëzimit, transmeton “Zeri.info”.

Megjithatë, sipas urdhrit të ministrit Ananiev, diskotekat, baret me piano dhe baret e natës duhet të qëndrojnë të mbyllura pasi vendi ende mbetet nën një situatë epidemike për shkak të sëmundjes COVID-19 deri më 14 qershor.

Nga e mërkura Bullgaria ka 2.460 raste të konfirmuara të koronavirusit, duke përfshirë 133 vdekje.