Papunësia në SHBA, mbi 20%

Papunësia në SHBA, mbi 20%

Bota May 26, 2020 - 22:54

Një numër rekord amerikanësh pritet të qëndrojnë në listat e të papunëve deri në vjeshtë si pasojë e pandemisë. Teksa vendi gjendet pak muaj para zgjedhjeve presidenciale, situata është në disfavorin e kreut të shtetit, Donald Trump.

Papunësia në Amerikë parashikohet të ngjitet në mbi20 për qind në muajin maj dhe mund të mbetet në nivele dyshifrore deri në muajin nëntor, raportojnë mediet amerikane, transmeton lajmi.net.

Për shkak të pandemisë Covid-19, muajin e kaluar norma e papunësisë në SHBA përshkoi vlerën 14,7 për qind, apo 11 përqind mbi mesataren njëvjeçare.

Numri i personave të papunë u rrit me 7 milionë, i të papunësuarve u ul në 22,4 milionë sikurse edhe pjesëmarrja në fuqinë puntore, duke kapur vlerat më minimale që nga depresioni i madh i viteve të 1930-a në vend.

Por këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Kevin Haset, tha të dielën se pasojat katastrofike të pandemisë në ekonomi mbeten ende një enigmë.

Pika e kthesës pritet të shënohet në muajin qershor, kur papunësia parashikohet të arrijë kulmin e vet.

Deri tani në Amerikë koronavirusi ka infektuar mbi 1,6 milion persona dhe ka vrarë 97 mijë në mesin e të infektuarve.