Italia raporton 78 viktima nga koronavirusi përbrenda një dite

Italia raporton 78 viktima nga koronavirusi përbrenda një dite

Bota May 26, 2020 - 18:24

Italia ka raportuar më se 78 vdekje lidhur me koronavirusin në 24-orëshin e fundit, ka bërë të ditur Agjencia e Mbrojtjes Civile në një konferencë të martën.

Kështu, numri akumulativ i vdekjeve ka shkuar në 32,955 në vend, duke u radhitur si shteti i tretë në mesin e vendeve për kah numri i lartë i jetëve të humbura nga virusi në botë, shkruan lajmi.

I njëjti burim ka bërë të ditur se në vend janë paraqitur 397 raste të reja me virusin që shkakton sëmundjen Covid-19. Shifra e përgjithshme e të infektuarve në shtetin e Gadishullit Apenin ka shkuar në 230.555.

Ndërkaq, numri aktiv i rasteve në shtetin evropian figuron 52,942.