Mbi 10 miliardë dollarë janë mbledhur në BE për kurën ndaj COVID-19
Foto: Reuters

Mbi 10 miliardë dollarë janë mbledhur në BE për kurën ndaj COVID-19

Bota May 26, 2020 - 12:22

Një fushatë globale për të mbledhur fonde për zhvillimin e vaksinave dhe terapive kundër COVID-19 ka mbledhur 10.4 miliardë dollarë, ka njoftuar shefja e Komisionit Evropian të martën.

“Rezultate të mrekullueshme, kemi mbërritur pikën e parë të kthesës të maratonës së zotimeve ‘GlobalResponse’, të drejtuar nga Komisioni i BE-së”, tha Ursula von der Leyen në “Twitter”, raporton “Reuters”-i.

Fushata e zotimeve, të cilën e shmangu SHBA-ja, mblodhi 8 miliardë dollarë nga liderë globalë dhe nga institucione tjera më 4 maj, kur edhe u hap. /Zëri