Mbi 4000 viktima nga koronavirusi në Suedi

Mbi 4000 viktima nga koronavirusi në Suedi

Bota May 25, 2020 - 14:44

Agjencia e Shëndetit Publik, në Suedi ka konfirmuar se numri i personave të vdekur nga koronavirus në Suedi ka arritur mbi 4000.

Të dhënat e publikuara në faqen e internetit të agjencisë tregojnë se vdekjet nga COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri, ishte rritur në 4,029 nga 3,998 sa ishte një ditë më parë, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara arriti nga 33,459 në 33.843,raporton Reuters, transmeton Zeri.info.

Suedia është një nga shtetet e cila ka marrë vetëm masa të buta për të luftuar koronavirusin, duke lënë shumicën e shkollave, dyqaneve dhe restoranteve të hapura dhe duke u mbështetur në masa vullnetare të përqendruara në distancimin shoqëror dhe higjenën e mirë.

Viktimat nga pandemia në Suedi kanë qenë shumë herë më të larta në krahasim me numrin e popullsisë sesa në fqinjët e saj nordikë, por megjithatë më të ulëta se në disa vende të goditura fort, siç janë Spanja dhe Britania, që zbatuan bllokime të rrepta. /Zëri