Infektuar: 4931
Shëruar: 2267
Vdekur: 102
Japonia heq gjendjen e jashtëzakonshme

Japonia heq gjendjen e jashtëzakonshme

Bota May 25, 2020 - 13:39

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka hequr gjendjen e jashtëzakonshme të vendit, duke u dhënë fund kufizimeve në rajonet ku vendimi ishte akoma në fuqi.

"Ne kemi pasur kushte shumë të rrepta për të hequr gjendjen e jashtëzakonshme dhe kemi gjykuar se i kemi përmbushur ato", tha Abe në një fjalim televiziv.

Kryeministri tha se vendi kishte arritur të kontrollonte përhapjen e koronavirusit të ri që nga vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme më 7 prill.

Japonia i ka lehtësuar kufizimet që nga mesi i majit, por i mbajti ato në disa zona, duke përfshirë Tokion.

Ky vend ka regjistruar një numër relativisht të ulët të rasteve dhe të vdekjeve në krahasim me vendet tjera të botës.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 16.550. ndërsa 820 pacientë kanë vdekur nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.