Holanda shënon rastin e dytë të transmetimit të koronavirusit te njeriu nga një gjitar

Holanda shënon rastin e dytë të transmetimit të koronavirusit te njeriu nga një gjitar

Bota May 25, 2020 - 13:36

Ministrja holandeze e Bujqësisë ka thënë të hënën se autoritetet kanë gjetur atë që besojnë të jetë rasti i dytë i infektimit me koronavirus të një njeriu nga një vizon.

Në një letër drejtuar Parlamentit, ministrja Carola Schouten përsëriti se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë beson se rreziku i transmetimit të virusit nga kafshët te njeriu është i “papërfillshëm”, raporton “Reuters”, transmeton “Zeri.info”.

Më 26 prill qeveria holandeze raportoi se një vizon në një fermë në jug të vendit është zbuluar se është i prekur me sëmundjen, duke nxitur kështu një hetim më të gjerë në ferma të vizonëve në gjithë vendin.

Javën e kaluar qeveria raportoi rastin e parë të dyshuar të transmetimit të COVID-19 nga vizoni te njeriu. /Zëri