Greqia rihap ishujt për turizëm nga 15 qershori

Greqia rihap ishujt për turizëm nga 15 qershori

Bota May 25, 2020 - 11:09

“Greqia pret turistë nga jashtë duke nisur nga 15 qershori”, deklaroi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, një vendim ky për të ndaluar kolapsin ekonomik.

Kreu i qeverisë greke tha se shumica e fluturimeve për në Greqi do të rifillojnë nga 1 korriku, kur hotelet sezonale do të rihapen dhe karantina 2-javore për të huajt nuk do të jetë më në fuqi. Po kështu ai shtoi se do të lejohen vetëm vizitorët nga shtetet ku pandemia COVID-19 shfaq nivele të ulëta.

Ndërkohë, turistët nga vendet me prekshmëri të lartë nga infeksioni janë të ndaluar.

“Ne do ta fitojmë betejën ekonomike ashtu si kemi fituar atë shëndetësore”, tha Mitsotakis, duke paralajmëruar se ndikimi financiar nga koronavirusi do të jetë i madh.

Turistët do të lejohen të hyjnë në Greqi pa test koronavirusi ose karantinë.

Ministri i Turizmit, Haris Theoharis, tha së zyrtarët shëndetësorë do të kryejnë teste atëherë kur kërkohet.

Greqia ka konfirmuar 2.878 raste, ndërsa janë regjistruar 171 vdekje. /TCH