Infektuar: 1123
Shëruar: 847
Vdekur: 30
Amerika fillon masat lehtësuese për verë - por a po fton një valë të dytë katastrofike?

Amerika fillon masat lehtësuese për verë - por a po fton një valë të dytë katastrofike?

Bota May 23, 2020 - 17:23

Edhe pse vdekjet nga Covid-19 janë ende në rritje, në SHBA tashmë po shfaqen shenja të lehtësimit të masave të bllokimit, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se heqja e karantinimit shumë shpejt mund të ketë pasoja shkatërruese.

E hëna, në Amerikë, për çdo vit shënohet si ditë përkujtimi, ku bëhet fillimi tradicional i verës amerikane. “Grilat” po hiqen, dyert po hapen, barrierat po lehtësohen.

Në një farë mase, secili shtet po zbut rregullat e karantinës, duke u bazuar në atë se vendi ka nën kontroll pandeminë Covid-19, shkruan The Guardian, transmeton “zeri.info”.

Për shumë amerikanë, rregullat lehtësuese të karantinës nuk do të duhej të zbatoheshin brenda një afati të shkurtër kohor.

Të premten, krye-mjeku i task-forcës për koronavirusin i Shtëpisë së Bardhë, Dr Anthony Fauci, tha që shpërthimet e reja ishin "të pashmangshme" pasi vijnw si pasojë e lehtësimit të masave kundër virusit.

Ai poshtu u shpreh se një valë e dytë e COVID-19 mund të parandalohej vetëm nëse do të vazhdohej respektimi i rregullave kundër virusit.

Fauci tha se kishte një shpresë që SHBA është gati në fund të pandemisë, edhe pse vetëm 9 shtete po kryenin testimet minimale të cilat u rekomanduan.

Disa orë pas kësaj deklarate, Donald Trump injoroi udhëzimet shëndetësore dhe urdhëroi që në fundjavë të hapen kultet fetare për shërbime.

“Rritja e numrit të infeksioneve të Covid-19 do të shteronte pajisjet e shtetit për mbrojtjen personale (PPE)”, paralajmëroi Mary Turner, infermiere në spitalin e Minnesotas.

Edhe guvernatori i këtij shteti, Tim Walz, beson se do të ketë ditë edhe më të vështira. "Këtu do të përkeqësohet para se të përmirësohet. Kjo është një garanci absolute", u tha Walz, një demokrat, gazetarëve, gjatë kohës së përshkruante planin e tij të rihapjes./ZERI