Infektuar: 1083
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Në Gjermani kisha ua mundësoi myslimanëve të falin namazin e xhumasë në hapsirën e saj

Në Gjermani kisha ua mundësoi myslimanëve të falin namazin e xhumasë në hapsirën e saj

Bota May 22, 2020 - 21:51

Një kishë në Berlin priti myslimanë, të cilët patën hapsirë që të falen në xhaminë e tyre këtë të premte, për shkak të udhëzimeve për distancë sociale.

Xhamia “Dar Assalam”, në rrethin Neukölln, normalisht mirëpret qindra muslimanë në namazin e asaj që njihet si 'xhuma'. Por, aktualisht mund të pranojë brenda vetëm 50 persona në të njejtën kohë si pasojë e pandemisë, raporton Reuters, transmeton “zeri.info”.

Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, kisha “Marta Lutheran” tregoi se është në gjendje gatishmërie që të ofrojë ndihmë, duke lejuar faljet myslimane në arabisht dhe gjermanisht.

"Është një shenjë e mrekullueshme dhe sjell gëzim në Ramazan. Është një gëzim në mes të kësaj krize", tha Mohamed Taha Sabry, imami i xhamisë, i cili udhëheq xhematin e tij gjatë faljeve.

“Kjo pandemi ka bërë një bashkim. Krizat i bëjnë njerëzit të mblidhen”, tha ai.

"Ishte një ndjenjë e çuditshme për shkak të instrumenteve muzikore, fotografive", tha për përvojën e tij në kishë praktikuesi i fesë islame, Samer Hamdoun. "Por, nëse e mendoni mirë, harroni detajet e vogla, në fund të fundit kjo është Shtëpi e Zotit”, përfundoi ai.

Vendet e adhurimit u rihapën në Gjermani më 4 maj, pas një mbylljeje me javë të tëra, si pasojë e izilimit kundër koronavirusit. Mirëpo, edhe pas hapjes, adhuruesit duhet të mbajnë distancën minimale nga njëri-tjetri prej 1.5 metrash./ZERI