Infektuar: 1083
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Shënohen mbi 100 mijë raste me COVID-19 në Afrikë

Shënohen mbi 100 mijë raste me COVID-19 në Afrikë

Bota May 22, 2020 - 19:24

ëNë të gjithë Afrikën, deri më tani, janë konfirmuar më shumë se 100 mijë raste me koronavirus, kjo sipas të dhënave nga Qendrat e Afrikës për Kontrollin e Sëmundjeve, shkruan The Guardian, përcjell “zeri.info”.

Janë shënuar më shumë se 3,100 vdekje në të gjithë kontinentin nga Covid-19, ndërsa sipas shifrave të fundit, 39.416 njerëz janë shëruar.

Për dallim nga rajonet e tjera, veçanërisht në Evropën veriore, koronavirusi është përhapur shumë ngadalaë në të gjithë Afrikën. Menjëherë pas rastit të parë të konfirmuar në Egjipt, në mes të shkurtit, shumë vende ndërmorrën masa të rrepta ndaj pandemisë.

Shifrat e CDC-së (institucionet e shëndetit publik të Afrikës), tregojnë se pandemia ka rënduar më shumë Afrikën e veriut, e pasuar nga vendet perëndimore, pastaj ato jugore. Ndërsa Afrika Lindore dhe Qendrore kanë shumë më pak raste./ZERI