Infektuar: 1083
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Madridi dhe Barcelona të hënën lehtësojnë masat ndaj COVID-19

Madridi dhe Barcelona të hënën lehtësojnë masat ndaj COVID-19

Bota May 22, 2020 - 18:06

Rajoni i Madridit dhe zona metropolitane e Barcelonës nga e hëna do të kenë mundësinë të kalojnë në fazën tjetër të lehtësimit të masave të bllokimit, ka njoftuar qeveria spanjolle, shkruan The Guardian, përcjell “zeri.info”.

Të dy këto rajone kanë qenë zonat më të goditura nga COVID-19, i cili deri më tani ka lënë të vdekur të paktën 27.940 njerëz në vend dhe ka infektuar mbi 233 mijë të tjerë.

Heqja e kufizimeve në të dy këto vende - dhe në pjesë të Castilla y León - do të thotë se e gjithë Spanja tashmë është të paktën në fazën e dytë të planit të daljes nga bllokimi.

Nga e hëna, njerëzit nga të tri këto zona, do të mund të takohen në grupe deri në 10 persona. Ambientet e hapura të restoranteve dhe kafeneve do të rihapen, mirëpo me kapacitet 50%. Kultet fetare poashtu do të kenë mundësinë të funksionojnë me kapacitet 30%.

Ministri i shëndetësisë, Salvador Illa, tha se, të hënën, 47% e vendit do të kalojë në fazën e tretë dhe të parafundit të heqjes së masave kundër koronavirusit./ZERI