Infektuar: 1083
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Trump: Shtetet e Bashkuara nuk do të mbyllen nëse goditemi nga një valë e dytë e COVID-19

Trump: Shtetet e Bashkuara nuk do të mbyllen nëse goditemi nga një valë e dytë e COVID-19

Bota May 22, 2020 - 12:44

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të mbyllen nëse ky vend goditet nga një valë e dytë e koronavirusit, shkruan CBS-ja.

“Do të tentojmë të fikim zjarrin. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për shkëndi ose zjarr, por nuk do ta mbyllin vendin”, ka deklaruar Trumpi gjatë vizitës që ia bëri fabrikës së “Ford”-it në Michigan, transmeton “Telegrafi”.

Kohë më parë Trumpi pati deklaruar se pandemia e koronavirusit mund të godasë “aty-këtu”, por gjatë verës do të zhduket plotësisht.

Megjithatë, ekspertët shëndetësorë, duke përfshirë edhe ata nga administrata e Trumpit, pretendojnë se sipas gjitha gjasave përhapja e koronavirusit do të vazhdojë edhe gjatë vjeshtës e dimrit, ku lufta do të jetë edhe më e vështirë kur fillon sezoni i gripave.

Drejtori i Institutit për Alergji dhe Sëmundje Infektive dhe njëherësh anëtar i Shtabit të Krizave në Shtëpinë e Bardhë, Anthony Fauci, ka deklaruar për “Washington Post”-in se nuk ka dyshim që do të ketë valë të dytë të epidemisë.